Qytetarët e Kosovës shpenzuan më pak këtë vit për festa, edhe pse zakonisht në këtë periudhë të vitit shumica e tyre e lëshojnë doren, duke harxhuar sipas mediave vendase rreth 30 milionë euro ne total. Kjo nuk ka ndodhur megjithatë me të gjithë. Raporti “Shpenzimet e familjeve kosovare për festat e fundvitit, 2022”, i realizuar nga UBO Consulting, tregon se çdo familje në Kosovë shpenzon mesatarisht rreth 150 euro për këto festa.