Lidhja direkte me tregun e punës ka bërë që interesi i të rinjve të rritet për arsim profesional pas përfundimit të ciklit 9-vjeçar. Griselda dhe Luisi nxënës që nisin këtë vit klasën e 10 tregojnë se kanë zgjedhur arsimin profesional, pasi i lidh direkt me tregun e punës dhe kanë mundësi për praktika profesionale.