Gjykata e Durrësit caktoi masën “Arrest në burg” për 16 persona në Durrës për armëmbajtje pa leje dhe drogë. Gjatë operacionit policor “Summer” pas hetimeve dy-mujore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje ranë në pranga 13 persona dhe u shpallën në kërkim tre të tjerë.