“E kemi një marrëveshje. Pas dy ditë negociatash intensive, një marrëveshje për shtensionimin e dhe rrugën përpara sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe pajtuar për të mirën e njerëzve”; me këtë mesazh i dërguari i Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak njoftoi arritjen e marrëveshjes që duhet të shtensionojë situatën në veri të Kosovës, prej më shumë se 10 ditësh serbët lokalë kanë mbajtur të bllokuara pikat kufitare të Jarinjës e Bërnjakut, ndërsa Serbia dërgoi ushtrinë e saj në afërsi të zonës.