Igor Popoviq, ndihmësdrejtori i ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, u arrestua të premten nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Bërnjakut. Ai u arrestua nën dyshimin për nxitje të urrejtjes, pasi gjatë të premtes në Hoqë të Madhe të Rahovecit e kishte cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si organizatë terroriste