Top Channel/ Arrestohet vrasësi i Nikulajt. Portugezi u kap në Marok, gati ekstradimi
08/05/2023 22:52

Ka zgjatur vetëm pak jave arratia e ekzekutorit portugez Ruben Saraiva i cili kundrejt pagesës dyshohet se u maskua me skafandër e jelek fosforishent dhe ne 19 prill ne shëtitoren e Shëngjinit, pranë lokalit te tij ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj. Ekzekutori gjakftohte pas krimit u largua drejt Shqipërisë e me pas ishte zhvendosur ne Marok. 28-vjeçari mësohet se u kap në kryeqytetin e Rabatit. Ai u ndalua pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Rabat. Ndërkohë po kryhen të gjitha veprimet për të bërë të mundur ekstradimin e vrasësit drejt Shqipërisë ku do te përballet me veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Saraiva së bashku me katër shtetas britanik, tre prej të cilëve tashmë të arrestuar nga policia angleze, dyshohet se u paguan nga Edmond Haxhia për të ekzekutuar biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin. Ekzekutimi u krye për gjakmarrje, per nje vrasje te ndodhur gati dy dekada me pare ku autor dyshohet se ka qene nikulaj. Disa dite pas krimit ne Angli u arrestua dhe vete porositësi dhe financuesi Edmond Haxhiaj i cili thuri planin e vrasjes dhe solli ne Shqipëri bashkëpunëtoret e tij te huaj. Sipas provave të prokurorisë së Lezhës, Harry Simson, I cili vijon të jetë në arrati, së bashku me tre britanikët e tjerë që u arrestuan në Angli, luajtën rolin e vëzhguesve. Ndërsa portugezi Ruben Saraiva kreu vrasjen. Nga ky grup kriminal prej 6 personash me 3 kombësi në kërkim vijon te jete britaniku Harry Simson i cili ndodhet ne Angli.

Top Channel/ Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, ndezin flakadanë dhe molotovë
22/03 19:53
Top Channel/ TCH sjell pamjet me dron nga protesta e opozitës, turma drejtohet nga…
22/03 19:38
Top Channel/ Kryeministria në flakë, shpërthejnë fishekzjarrët, protestuesit largohen, policia…
22/03 19:34
Top Channel/ Protestuesit e PD i vënë flakën makinës së policisë
22/03 19:21
Top Channel/ Protestuesit sulmojnë me molotovë selinë së PS-së
22/03 19:20
Top Channel/ Pas sulmit ndaj Kryeministrisë, protestuesit, sulmojnë me molotovë dy Ministri
22/03 19:14
Top News – Beteja me molotov dhe gazlotsjellës, tensionohet protesta e opozitës
22/03 19:13
Top Channel/ Protesta kombëtare e PD-së, protestuesit: Rama ik, Rama ik
22/03 19:12
Top Channel/ Pas sulmit ndaj Kryeministrisë, turma e protestuesve nisen drejt bashkisë së Tiranës
22/03 19:08
Top News – Gaz lotsjellës ndaj protestuesve, policia shpërndan turmën para Kryeministrisë
22/03 19:04
Top Channel/ Berisha largohet me vrap pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me…
22/03 19:04
Top Channel/ Kryeministria në flakë, shpërthejnë fishekzjarrët, protestuesit largohen me vrap
22/03 19:01
Top News – Plas molotovi e fishekzjarret te Kryeministria, protesta pa fjalime e PD
22/03 19:00
Top News – Ndërron jetë 31-vjeçarja. Gjendet pa shenja jete në një hotel në Shkëmbin e Kavajës
22/03 18:41
Top Channel/ “Blindohet” Tirana për protestën e opozitës, autoboti i ujit në gatishmëri
22/03 18:40
Top Channel/ Pas djegies së vilës së diktatorit Hoxha, policia rrethon hyrjen e ish-bllokut
22/03 18:28
Top Channel/ Mblidhen protestuesit, Berisha i veshur sportiv, mbërrin në selinë blu
22/03 18:07
Top News – Dhjetëra protestues nga Shkodra e Kukësi, nisen drejt Tiranës
22/03 16:52
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve pak para protestës: Dilni të gjithë në shesh
22/03 15:40
Top Channel/ 1400 policë për protestën e opozitës/ Forcat e rendit njoftuan se kanë marrë masat
22/03 15:24
DIGITALB DIGITALB