Policia gjermane ka arrestuar një britanik i cili punonte në ambasadën britanike në Berlin nën dyshimin se i ka kaluar dokumente shërbimit inteligjent rus në këmbim të parave. Prokurorët gjermanë thanë në një deklaratë se apartamenti dhe vendi i punës i burrit, i identifikuar vetëm si David S, ishte kontrolluar dhe ai do të dilte para një gjykatësi më vonë të Mërkurën. Prokurorët thonë se 57-vjeçari dyshohet se ka spiunuar për shërbimin e inteligjencës ruse të paktën që në nëntor.