Vodhi 2 automjete, për t’i shitur, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kallëzimit nga një shtetase, për vjedhjen e automjetin që ajo kishte në përdorim, organizuan punën për zbardhjen e vjedhjes dhe gjetjen e automjetit.