Ramazan Rraja, nipi i deputetit Rrahman Rraja është arrestuar pasditen e sotme, pasi është kapur teksa lëvizte me armë pa leje në vendin e quajtur Ura e Gjoles. “Në vijim të operacionit policor të koduar “Komploti” janë kapur dhe vënë në pranga Ramazan Rraja dhe shtetasi Louis Konomi alias Elton Llozhi”, njofton policia. Pak muaj më parë, në banesën e Ramazan Rrajës janë ushtruar dy kontrolle, pasi dyshohej si person që kishte dijeni për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj.