Policia e Korçës në bashkëpunim me SHÇBA, kanë arrestuar 2 shtetas, njëri prej të cilëve me detyrë punonjës i Gardës së Republikës, pasi u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm. Shërbimet e Policisë, kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në dalje të qytetit të Pogradecit, mjetin tip “Chevrolet”, me drejtues shtetasin D. K. punonjës i Gardës dhe pasagjer shtetasin A. M., me të cilin këta shtetas po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.