Mesditën e së martës kur sapo kishte dalë nga kjo rezidencë 43 vjeçari Altin Morina shef I stërvitjes në repartin RENEA u ndalua nga forcat shqiponja dhe nga kontrolli I mjetit të tij Audi në sedilen e përparme të mkinës iu gjetën 113 mijë euro, lekë dhe paund. Paratë të prerjeve 50, 200 dhe 500 euro të mbështjella me qese marketi u sekuestrua ndërsa Altin Morina u vu në pranga për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.