Një 65-vjecar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 5-vjecare. Ngjarja e rëndë është denoncuar në polici nga vajza, tashmë 14-vjeçare dhe nëna e saj. Sipas dëshmisë së të miturës, në vitin 2015 teksa ndodhej në shtëpinë e gjyshërve, fqinji, në atë kohë rreth 56 vjec ka abuzuar seksualisht me te.