Më shumë se një vit pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga Aleksandër Mëhillin, 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i dyshuar në vrasjen e Valter Fierzës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 shtator 2023, në fshatin Hot i Ri, Shkodër.