Top Channel/ Arrestohet në Stamboll “mbreti” i kokainës, Dritan Rexhepi. Shqipëria kërkon ekstradim
10/11/2023 19:37

Zyra Qendrore e Interpol Tiranës dhe institucionet e drejtësisë në Shqipëri kanë nisur procedurat për ekstradimin e Dritan Rexhepit në vendin tonë, pas arrestimit në Stamboll. 43-vjeçari ra në pranga si rezultat i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të disa vendeve partnere dhe Shqipërisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, më datë 26.03.2006, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin e datës 06.06.2013, e dënoi me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 26.11.2015, e dënoi me 4 vjet burgim, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave”, në rrethana rënduese dhe “Falsifikimi i vulave i stampave ose formularëve”, në rrethana rënduese. Kurse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 31.01.2020, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Gjithashtu, Rexhepi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, më datë 29.09.2011, pasi Gjykata e Apelit Firence, Itali, me vendimin e datës 15.04.2010, e dënoi me 16 vjet e 5 muaj burgim (pjesa e mbetur e dënimit 13 vjet, 8 muaj e 6 ditë burgim), për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Top Channel/ Qindra besimtarë në Kishën e Shën Gjergjit, mesazhe shprese nga Imzot Nikolla Hysi
12/04 09:56
Top Channel/ Rama: Ekonomia rritet në mënyrë të qëndrueshme, më shumë investime dhe…
12/04 09:49
Top Channel/ Rama: Rritëm pagat nga janari, mekanizma të nevojshëm për rritjen e ekonomisë
12/04 09:47
Top Channel/ Samiti/ Rama: Diaspora një forcë konkrete zhvillimi, të strukturojmë një rrjet…
12/04 09:47
Top Channel/’ Nuk është alla shqiptare’/ Skema e pensioneve, Rama: Kolonës aktuale i shtohet…
12/04 09:47
Top Channel/ Besimtarët ortodoksë bkremtojnë Pashkën! Lutje për më shumë paqe
12/04 00:04
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht, përfshihen tre mjete, lëndohet një drejtues
11/04 21:11
Top Channel/ Zjarr në malin e Koshnicës në Gramsh, flakët përhapen me shpejtësi
11/04 21:10
Top Channel/ “Reformën e bëri PS-ja”, Rama: Dorëzuam shpatën e drejtësisë në duart e tyre
11/04 19:59
Top Channel/ Koncert për Kardinal Simonin, në nder të 70-vjetorit të shugurimit meshtarak
11/04 19:57
Top Channel/ Bllokohen 110 tonë fruta-perime, AKU aksion në Shkodër, zbulon shkelje
11/04 19:55
Top Channel/ Ministri i financave Malaj: Kemi ulur borxhin publik në 53% kemi ulur dhe…
11/04 18:05
Top Channel/ Ministrja e Ekonomisë Ibrahimaj:Ne vendosëm që paga minimale të jete 500milek të vjetra
11/04 18:04
Top Channel/ “Ku ke mësuar kaq mirë shqip” Rama bënë batuta me koreanen
11/04 18:03
Top Channel/ Aksident në Llaman të Himarës, makina përplaset me motorin, lëndohet 26-vjeçari
11/04 16:40
Top Channel/ I shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, vihet në pranga 55-vjeçari në Krujë
11/04 15:51
Top Channel/ Ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit, në pranga 62-vjeçari
11/04 15:51
Top Channel/ Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, sekuestrohen 9 armë zjarri
11/04 15:50
Top Channel/ Rritet turizmi në Vlorë, të huajt zgjedhin bregdetin, rritet interesi për…
11/04 15:26
Top Channel/Domatja e artë në treg, importohet me 60 lekë/kg, në treg shitet deri në 600 lekë për kg
11/04 15:24