Dritan Rexhepi, i njohur si “mbreti shqiptar i kokainës”, është arrestuar në Stamboll. Ai ishte në kërkim nga Italia dhe Shqipëria dhe mbante pasaportë false me emrin Benjamin Omar Perez Garcia. Rexhepi u arrestua gjatë një operacioni kundër kartelit të quajtur “Kompania Bello”, i cili transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.