Ka marrë fund arratia më shumë se një vjeçare e të shumkërkuarit turk Faruk Faith Ozer, i cili u vu në pranga nga policia e Elbasanit mëngjesin e kësaj të marte. Prej prillit të vitit të kaluar Turqia kërkoi me insistim nga autorittet shqiptare arrestimin e 28-vjeçarit i cili në vendin e tij kishte ngritur një skemë mashtrimi e cila kapte vlerën rreth 2.7 miliardë dollar.