Një marinar italian 25 vjeç u kap me kanabis në portin detar të Durrësit, në tentativë për ta trafikuar drejt Italisë. Policia ndërhyri me operacionin “Next”, duke vënë në pranga 25-vjeçarin Salvatore Mancini, pjesë e ekuipazhit të tragetit të linjës detare Durrës–Ankona. Informacionet operative e kishin vënë të riun nën vëzhgim, dhe ai u ndalua në terminalin e pasagjerëve, pikërisht në momentin që po largohej nga territori shqiptar. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë gjetën një pako me kanabis të përgatitur në formë boçeje, që dyshohet se ishte destinuar për t’u futur në Itali.