Rreth një javë më parë, Savo Stefranoviç është arrestuar në Budapest nga autoritetet hungareze si i dyshuar për krime luftë në Kosovë. Ministria e Drejtësisë në Kosovë, pritet të parashtrojë edhe kërkesë për ekstradimin e Stefranoviç, si të dyshuar për 33 vrasje në lagjen “Kristal” të Pejës. Megjithatë, Kosova nuk e ka të lehtë rrugën për ekstradimin e tij. Sipas përvojave të kaluara, interes do ketë edhe nga Serbia për ta ekstraduar.