Ish-drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës është arrestuar nga policia pas një incidenti të ndodhur brenda ambienteve të institucionit. Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur të premten, pak ditë pasi 41-vjeçari Elton Varaku ishte pezulluar nga detyra. Më 21 shkurt ndaj tij kishte nisur procedim penal, pasi policia e Shijakut gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte i gjeti dhe sekuestroi 2 hanxharë, 2 thika, një çekiç dhe një sopatë. Pas këtij zhvillimi, drejtuesit qendrorë të AKU-së vendosën pezullimin dhe komandimin e një drejtuesi të ri në Durrës.