Ish-drejtori i AKU-së në Durrës u arrestua nga policia në ambientet e zyrës. Sipas burimeve policore, rezulton se pas marrjes së vendimit për largimin nga detyra, ish‑Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka shfaqur probleme në sjellje. Të premten, ai është kthyer në zyrë duke shpërthyer në veprime të dhunshme. Ai ka shkatërruar kompjutera dhe objekte të ndryshme pune, duke përdorur gjithashtu gjuhë kërcënuese ndaj punonjësve të institucionit.