Një 46-vjeçare nga Irani u arrestua në pikën kufitare të Rinasit pasi u kap me pasaportë çeke të falsifikuar. Iraniania me banim në Teheran po tentonte të dilte nga Shqipëria. Ajo paraqiti para sportelit biletën e udhëtimit dhe pasaportën për të cilën punonjësi I policisë kufitare dyshoi se ishte e falsifikuar.