Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Kryqëzimi”, ku është arrestuar në flagrancë 35-vjeçarja Jetmira Biba, e cila qarkullonte e armatosur me armë zjarri. Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas informacioneve se shtetasja lëvizte me automjet duke mbajtur armë pa leje. Ndalimi i saj u bë në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, në hyrje të qytetit të Rrëshenit.