Ky që shihni në këto pamje është Luan Maçi 42 vjec. Mëngjesin e kësaj të enjte I veshur me të zeza, me kapuc në kokë maskë në fytyre dhe një pistoletë në dorë ai shkoi pranë një qëndre tregëtare në zonën e 5 majit në kryeqytet dhe grabiti një pikë exchange. I pashqetësuar nga kamerat e shumta të cilat fiksuan ccdo lëvizje të tij ai kërcënoi me armë punonjësen dhe mori prej saj gjithë të ardhurat e arkës që nga verifikimet rezultuan rreth 300 mijë lëkë të rinj. Pas grabitjes ai u largua qetësisht në këmbë nga qendra tregëtare dhe më pas e vijoi arratisjen e tij me një motor.