Një punonjës i Gardës së Republikës është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Kristjan Gjini. “Ai u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit””, njoftoi agjencia e mbikëqyrjes policore këtë të mërkurë.