Komentet e bëra në rrjetin social “TikTok” ku regjistron më shumë se 70 mijë ndjekës i hapën problem me ligjin reperit Clevio Serbiano, i cili në “live” fton shpesh mediat të kapin lajmin, por këtë fundjavë u bë vetë lajm. 37-vjeçari Kleviol Ahmetaj që njihet me emrin e artit Clevio Serbiano u vu në pranga mbrëmjen e së shtunës kur sapo ishte kthyer nga Italia, pasi Policia e Durrësit e kishte shpallur në kërkim për përndjekje.