Një 64-vjeçar i identifikuar si Ramadan Hoxhaj është arrestuar nga policia e Fierit pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 11 kg kanabis. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Bregasi”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Hoxhaj, në magazinën në oborrin e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.