Në Vlorë vazhdon arrestimi i anëtarëve të një bande që kërkohet për kultivim hashashi në Spanjë. Shkon në 3 numri i shtetasve shqiptarë në kërkim ndërkombëtar pjesëtarë të këtij grupi kriminal që arrestohen brenda pak ditësh. Në bashkëpunim me Interpol Tirana, në fazën e tretë të operacionit policor të koduar “Escape” u arrestua një 50 vjeçar nga Vlora.