Ka marrë fund arratia e një 33-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim për shfrytëzimin e një 24-vjeçareje për prostitucion. Organizatori me iniciale A. M., banues në Fier, së bashku me tre shtetase, mes tyre një e mitur, i kanë hequr për dy muaj lirinë të resë nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës. Mbi të rëndojnë veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.