Top Channel/ Arrestohet 30-vjeçari që u kap me 2 mina me telekomandë, do i shiste për 6000 euro
17/07/2021 10:05

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas me tendencë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë po tentonte të shiste mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me patrullat e përgjithshme kanë finalizuar operacionin e koduar “Parandalimi”. Në kuadër të këtij operacioni, në vendin e quajtur “Muzeu”, në lagjen nr.9, Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Th., 30 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit E. Th., i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat ky shtetas do i shiste kundrejt shumës 6000 euro. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Top Channel/ “Doktori i biçikletave”! Traditë familjare, korçari u riparon mjetet qytetarëve
24/02 12:32
Top Channel/ Shëndeti mendor në Lezhë/ 945 raste në katër muaj, rritet kërkesa për ndihmë
24/02 12:28
Top Channel/ Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut
24/02 12:26
Top Channel/ Puna vazhdon në Librazhd-Prrenjas, Specialistë të ARRSH në terren për zgjidhjen
24/02 12:26
Top Channel/ Alarmi i grabitjeve/ Në Fier, 20 raste në dy muaj. 6 prej tyre janë vjedhje me mashtrim
24/02 12:12
Top News- Banda e Laert Haxhiut / Noizy thirret të dëshmojë për tritolin në lokal
24/02 12:08
Top Channel/ Hetim për ilaçin nilotinib, prokuroria sekuestron dokumente dhe mostra
24/02 12:07
Top News – Plani i Trump për Bordin. Paqja në Gaza me firmën e Ramës e Osmanit
24/02 12:03
Top News- Edhe Mediu kundër Irenës / Kërkon përjashtim të gjyqtares me dosje ‘kriminalizimi’
24/02 11:41
Top News – Po me urën ç’patën? ARRSH dorëzohet: Nuk e dimë pse u shemb
24/02 11:22
Top News – Konkurrenca ka…konkurrencë! Katër kandidatë për kryetarin e autoritetit
24/02 11:14
Top News – ARRSH nuk e di kur do hapet. Rruga e bllokuar në Librazhd, pa datë zhbllokimi
24/02 10:44
Top News – I kërkuar nga Austria. Turku kapet në përpjekje për të hyrë në Shqipëri
24/02 09:42
Top News- “Ballukut do ia heqin mandatin qytetarët”, çfarë po paralajmëron Berisha?
23/02 22:47
Top Channel/ Lokali në Lungomare u përfshi nga flakët, shuhet zjarri
23/02 22:47
Top News- Shkrumbohet lokali brenda pak minutash në Lungomare, “përpihet” nga flakët
23/02 22:30
Top News- Çahet rruga Tepelenë-Memaliaj, probleme në karexhatë e skarpate/ Rrezik për mjetet
23/02 22:22
Top News- Flakët “deri në qiell”, shkrumbohet lokali në Lungomare
23/02 21:26
Top Channel/ Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth
23/02 20:36
Top Channel/ Berisha mesazh Ramës: Të shtunën protestojmë për arrestimin tënd
23/02 20:35
DIGITALB DIGITALB