Një 22-vjeçar është vënë në pranga, pasi u kap duke transportuar një çantë kanabisi me makinën e tij në Lezhë. Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, u bë e mundur kapja e tij në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit” në Lezhë. Pëllumb Kalaj po drejtonte një makinë të tip “Ford Focus”, në momentin kur u ndalua nga policia. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që peshonte rreth 2 kilogramë e 760 gramë.