Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është deklaruar sot lidhur me arrestimin e tre personave nën dyshimin për keqpërdorim detyrës zyrtare për rezervat shtetërore. Sipas saj, duhet pritur epilogu i këtij rasti. Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë një konference për media me rastin e vizitës në Komunën e Klinës.