Policia e Durrësit ka reaguar menjëherë pas videos së transmetuar mbrëmjen e kaluar gjate emisionit investigativ në Top Channel duke proceduar penalisht për trafikim të të miturve prindërit e foshnjës. Babai Embrah Nuredini është arrestuar, ndërsa për nënën shtatzënë ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Embrah Nuredini, 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe referuan materialet në prokurori, për Xh. H., 25 vjeçe, për të cilën ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, njoftoi policia.