Policia e Durrësit arrestoi dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur pasditen e djeshme në lagjen nr. 15 të qytetit. Ngjarja ndodhi në një lokal, ku mosmarrëveshjet për motive të dobëta çuan në përdorimin e sendeve të forta dhe armëve të zjarrit, fillimisht brenda në lokal e më pas jashtë tij.