Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e 4 shtetasve, të cilët u kapën me 72 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis. Kjo është faza e gjashtë e këtij operacioni policor të koduar “Restart”, ku që nga fillimi janë ndaluar 16 persona dhe 445.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis e sekuestruar.