Policia greke ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë. Një 30 vjeçar është ndaluar në kufirin greko-shqiptar në Sajadhë të Igumenicës nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Filatit. Ai rezultonte person i shpallur në kërkim i dënuar me 5 vjet heqje lirie për “bashkëpunim të thjeshtë në grabitje” nga Gjykata e Nafplios.