Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, për vepra të ndryshme penale. Raportohet se një 35-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri tip pistoletë, ndërsa një tjetër 35-vjeçar u arrestua sepse iu gjet dhe sekuestrua lëndë narkotike kanabis.