Top Channel/ Arrestohen 4 zyrtarë dhe ish zyrtarë në Kadastrën e Sarandës, shpërdoruan detyrën
24/03/2022 17:06

Tre zyrtarë dhe një ish zyrtar i Kadastrës së Sarandës kanë rënë në prangat e policisë pasi kishin lejuar ndërtimin pa leje në Sarandë dhe Ksamil. Gjatë operacionit “Heshtja 2”, u arrestuan shtetasit Andri Dhima, 34 vjeç, ish drejtor i ASHK Sarandë, Vasil Lango, 37 vjeç, përgjegjës i Sektorit të Hartografisë dhe dy hartografët pranë ASHK Sarandë të identifikuar si Saimir Braho, 32 vjeç dhe Erliton Ymeri, 37 vjec. Ndërkohë u shpall në kërkim bashkëpunëtorja e tyre, Kozeta Statha, 34 vjeçe, lindur në Sarandë dhe banuese në Bolonja, Itali, me detyrë ish-drejtoreshë e ASHK Sarandë. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Si rezultat i këtij operacioni, është bërë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve pa leje, në Sarandë dhe Ksamil, si dhe janë ekzekutuar masat e sigurisë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Katër zyrtarët dhe ish zyrtarët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke pajisur në mënyrë të kundërligjshme, me certifikata pronësie, disa shtetas, për pasuri, tokë dhe prona, në zonat bregdetare të qytetit të Saradnës dhe të Ksamilit. Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel/ Zjarr në një banesë në Tiranë, ndërron jetë nga asfiksia i moshuari
12/03 22:54
Top News – Përplasje me policinë në protestën e ‘Shqipëria Bëhet’, ia heqin sërish çadrën
12/03 22:13
Top News – ‘Agjërimi i mëson njeriut durimin’ / Kryeministri Rama shtron Iftar për besimtarët
12/03 21:29
Top Channel/ Çmimi i naftës tremb fermerët/ Ekspertët: Priten më pak të mbjella e rritje çmimesh
12/03 19:55
Top Channel/ 62-vjeçari hyn në banesën e fqinjëve në Sarandë dhe i kërcënon me armë, ndërhyn policia
12/03 18:27
Top News – Kërkohej nga Italia shqiptari me 5 identitete. Arrestohet 42-vjeçari në Portin e Durrësit
12/03 18:27
Top News- “Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi”, Meta përsërit kërkesën/ Gjykata gati vendimin
12/03 17:48
Top News-Falsifikoi formularin e vetëdeklarimit, e pëson keq anëtari i Këshillit Bashkiak Lushnjë
12/03 17:24
Top News – Arrestimi i Gjestit, këngëtari i njohur akuzohet për tre vepra penale
12/03 16:39
Top Channel/ The Sun: “Mojtaba Khamenei është në koma, ka humbur njërën këmbë”!
12/03 15:27
Top Channel/ Gjyqi paraprak, Meta kërkon pushimin e çështjes, gjykata vendos më 18 mars
12/03 15:25
Top Channel/ Rama: SPAK mbetet i paprekur, hetimi për Ballukun të vazhdojë
12/03 15:23
Top Channel/ “Luftoni korrupsionin, pa pengesa!” Reagon BE dhe Anglia pas votimit për Balluku
12/03 15:20
Top Channel/ Kryengritja, vërtet paqësore! Berisha: Rama votoi për veten, dosja e tij nuk mbyllet
12/03 15:17
Top Channel/ Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, PS nuk lejon arrestimin e Ballukut
12/03 15:16
Top Channel/ Seanca paraprake ndaj Metës, ish-presidenti: Nuk kam fshehur pasurinë, kam bërë…
12/03 14:32
Top News- Rama reagon pas deklaratave të ambasadave për Ballukun: Vepruam si ç’do parlament
12/03 14:23
Top News – PD ‘e pafuqishme’ për Ballukun / Berisha – Më 22 mars e gjithë Tirana në rrugë
12/03 14:04
Top News – Protesta e PD jashtë Kuvendit, tubuesit hedhin spray drejt policëve
12/03 13:53
Top News – Demokratët bllokojnë foltoren, Berisha-deputetëve të PS: Jashtë do iu arrestojë populli!
12/03 13:51
DIGITALB DIGITALB