Një megaoperacion i policisë italiane coi në pranga 183 anëtarë të organizatës mafioze Cosa nostra, aktive në Paermo. Ata akuzohen për krijimin e një organizate mafioze, për vrasje të mbetura në tentativë, zhvatje me metoda mafioze, trafik droge, , krime që përfshijnë armëmbajtje pa leje, krime kundër pronës, kundër personit dhe lojëra të paligjshme të fatit.