Policia vijon kontrollet për të parandaluar aksidentet rrugore dhe gjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar drejtues mjetesh që abuzonin me shpejtësinë, parakalimet e gabuara apo me alkoolin në timon. Në rrugën interurbane Tuneli i Krrabës-Tiranë, nga Policia Rrugore e Tiranës janë konstatuar shpejtësi deri në 175 km/h në kulmin e trafikut, ndërsa në Bypass-in e Fierit, Policia Rrugore e Fierit ka konstatuar shpejtësi deri në 196 km/h.