Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla deklaroi se institucionet e Kosovës po punojnë për lirimin sa më parë të ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili u ndalua nga autoritetet serbe në 7 qershor në pikën kufitare të Horgoshit. Gërvalla shprehu shqetësimin për shtimin e rasteve të ndalimeve të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe, duke bërë thirrje për kujdes.