Kush do e drejtojë Bashkinë e Tiranës? Kjo është pyetja më e lakuar e orëve të fundit me arrestimin e Erion Veliajt. Top Channel ka mësuar se pritet që në dy tre ditët në vijim, Erion Veliaj ti delegojë firmën e kryetarit një prej 5 nënkryetarëve të Bashkisë së Tiranës, i cili do të marrë në dorë drejtimin e punëve të kryeqytetit.