Dëshira për të takuar familjen në fshatin Uznovë të Madhe të Beratit ekspozoi ish shefin e stacionit policor në Dhërmi Sokol Bode ndaj policisë. Pak para se ndaj tij të pritej urdhër arresti ai doli nga pika e kalimit kufitar të muriqanit dhe u zhduk pa lënë gjurmë. Për gati 5 vite dyshohet se u fsheh në Angli ndërkohë që procedim gjyqësor ndaj rij vijonte dhe GJKKO e dënoi në mungesë me 12 vite burg.