Qeveria do të nisë ndryshimet për ligjin e turizmit duke u konsultuar me bizneset e këtij sektori. Ky sezon turistik dëshmoi rritjen e numrit të rezervimeve përmes platformave Booking apo Airbnb. Ndryshimet në ligj synojnë bërjen të mundur të mbledhjes së taksës së fjetjes, e cila u kalon bashkive, edhe kur një turist rezervon përmes këtyre platformave.