Top Channel/ Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashki, banorët protestojnë jashtë komisariatit
10/11/2025 22:27

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Bashkisë së Pogradecit, ku gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak me prezencë të qytetarëve, një 27-vjeçar ka sulmuar fizikisht një prej anëtarëve të këshillit. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Kevi Muçllari, 27 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Shumë banorë janë mbledhur jashtë komisariatit të Pogradec, ku kërkuan lirimin e Kevi Muçllarit, pasi sipas tyre, ai mbrojti interesin publik ndërsa këshilltari Engjëll Shyti provokoi situatën dhe goditi i pari banorin. “Arrestimi i bërë për shtetasin Kevi Muçllari nuk është në mbështetje të ligjit, së pari për faktin se nuk ishte që kemi të bëjmë me goditje; ka pasur shtyrje të përbashkët. Nuk është provokuar nga ana e Kevit mosmarrëveshja apo konflikti, për aq sa mund ta quajmë konflikt, dhe nuk jemi në kushtet e një goditjeje klasike për shkak të detyrës. Elementi i dytë ka të bëjë me faktin se mosmarrëveshja nuk lindi për faktin se për kë votoi një këshilltar apo për kë votoi një këshilltar tjetër, pavarësisht kundërshtisë që kishte Kevi dhe gjithë banorët e tjerë. Mosmarrëveshja lindi në momentin që Kevi ishte duke u larguar dhe pati një reagim nga persona të tjerë, pra lindi pasi kishte përfunduar votimi. Në këtë këndvështrim unë nuk e shoh që ishte për shkak të detyrës. Është një shtyrje e përbashkët që lindi në situatë, për shkak se u kapën me fjalë. Mendoj se nuk jemi në kushtet e shtyrjes për shkak të detyrës dhe nuk është Kevi Muçllari që e provokoi këtë situatë. Normalisht, të gjitha palët e përfshira duhet të shoqërohen dhe duhet t’u merren deklarimet përkatëse. Nuk e di këtë fakt. Do ndjekim procedurën duke i kërkuar prokurorisë që ta konsiderojë të paligjshëm këtë arrestim, dhe nëse nuk e cilëson si të paligjshëm, do i kërkojmë më pas gjykatës që ta vlerësojë dhe që të mos caktohet asnjë masë sigurimi ndaj tij”, u shpreh avokati i Muçllarit, Endri Çela.

Top News – Dhjetëra protestues nga Shkodra e Kukësi, nisen drejt Tiranës
22/03 16:52
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve pak para protestës: Dilni të gjithë në shesh
22/03 15:40
Top Channel/ 1400 policë për protestën e opozitës/ Forcat e rendit njoftuan se kanë marrë masat
22/03 15:24
Top Channel/ Rama me studentet kineze në Shqipëri: Marrëdhënia mes dy vendeve ka qenë shumë e afërt
22/03 15:16
Top Channel/ Festa e Sulltan Nevruzit/Besimtarët bektashinj festojnë një nga datat më të rëndësishme
22/03 14:51
Top News – La armën në lokal dhe iku te berberi. Lushnje, policia shpall në kërkim një 21 vjeçar
22/03 14:21
Top News – Fishekë e tritol në banesë. Arrestohet 35 vjeçari në Vlorë për armëmbajtje pa leje
22/03 14:21
Top News – Festa e Sulltan Novruzit. Bektashianët kremtojnë lindjen e dritës ndaj errësirës
22/03 13:57
Top News – Sfidat e të rinjve. Rama mbledh drejtuesit politikë të PS në qarqe
22/03 13:43
Top Channel/ Rruga në Gjirokastër/ Dëmet nga rrëshqitjet kanë vështirësuar kalimin e automjeteve
22/03 12:27
Top Channel/ Dyfishohet çmimi i pesticideve/ Ankohen fermerët në Fier: Kostot janë rritur shumë
22/03 12:27
Top Channel/ Masat për protestën e opozitës/ Policia: kemi marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen
22/03 12:26
Top Channel/ Sot protesta e opozitës/ PD organizon tubimin e radhës nën simbolikën e 22 marsit
22/03 12:25
Top Channel/ Rama mbledh drejtuesit politikë/Takimi në seli një ditë pas ndryshimeve në asamble
22/03 12:24
Top Channel/ Rama: Nuk ka pasur abuzime me naftën/ Kryeministri: Të ardhurat nga rritja e çmimit do shkojnë për pensionistët, sulme çdo ditë nga Irani
22/03 11:49
Top News – ‘Do luftojë evazionin e kontrabandën’. Rama për operatorin shtetëror të karburanteve
22/03 11:26
Top Channel/ PD protestë pa fjalime, mungon podium në shesh, blindohet Kryeministria
22/03 11:11
Top News – 48 orë për të hapur Hormuzin / Trump, ultimatum Iranit: Do t’ju shkatërrojmë
22/03 11:10
Top Channel/ Iu gjetën municion luftarak dhe një kallëp tritol, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë
22/03 11:08
Top News – Masat e policisë. Protesta e opozitës, bllokohet Bulevardi i madh
22/03 10:44
DIGITALB DIGITALB