Në pogradec janë arrestuar 3 persona të akuzuar se ushtronin në mënyrë të kundraligjshmre prostitucion. Bëhet fjalë për Dhoksa Dhimitri, Ardiana Cale dhe Eduard Zelollari. Të tre personat akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin u kapën duke ushtruar veprimtari të kundraligjshme. Burimet thanë se në lokalin në pronësi të shtetases Dhoksa Dhimitri siguroheshin klientët të cilët më pas e ushtronin këtë veprimtari në një prej hoteleve në afërsi të qendrës së qytetit.