Drejtori i IT Ervin Muço, u vu në “Arrest shtëpie” të martën, pasi dyshohet të ketë ndërhyrë verën e shkuar në sistemin TIMS. Arrestimi përkon me nisjen e punës së Komisionit hetimor pikërisht për ngjarjen për të cilën u arrestua drejtori Muço. Prokuroria e Tiranës e cila nisi hetimet, pas kallëzimit të vetë strukturave të policisë, bëri të ditur se drejtori i IT-së, dyshohet për “Hyrje të Paautorizuar Kompjuterike”.