Nën akuzën e vrasjes me dashje indirekte të vogëlushes Jonada Avdia, Gjykata e Vlorës vendosi arrest me burg per ish shefin e policisë Arjan Tase. Komisari nuk kishte zgjedhur avokat personal dhe ndaj gjyqtarja i caktoi një avokat nga shteti. Burimet e Top Channel që ishin të pranishme brenda në seancë treguan se mbrojtësi dhe i akuzuari kërkuan falje publike për tragjedinë.