Gjykata e Elbasanit dha masën Arrest me burg për Arbër Paplekajn, dhe detyrim paraqitje per te gjithe te ndaluarit e tjere për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill. Arbër Paplekaj i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit mbërriti i pari në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie bashkë me të akuzuarit e tjerë. Prokuroria e Elbasanit kërkoi burg për të gjithë të akuzuarit përfshirë dhe Arjan Hoxhën dhe ish specialët e RENEA-s apo ish-policët, por gjykata vendosi vetëm për Paplekajn kete mase. Ai akuzohet për vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë;