Gjykata e Elbasanit dha masën Arrest me burg për Arbër Paplekajn, dhe detyrim paraqitje per te gjithe te ndaluarit e tjere për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill. Arbër Paplekaj i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit mbërriti i pari në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie bashkë me të akuzuarit e tjerë. Prokuroria e Elbasanit kërkoi burg për të gjithë të akuzuarit përfshirë dhe Arjan Hoxhën dhe ish specialët e RENEA-s apo ish-policët, por gjykata vendosi vetëm për Paplekajn kete mase. Ai akuzohet për vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë; Ndërkohë Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Julian Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa dhe Nuredin Kasma akuzohen për heqje të lirisë me dhunë, ndërsa Eldjo Beko është arrestuar “në flagrancë” i akuzuar për pengim të hetimeve.