Finalizohet operacioni policor i koduar “Fluksi 3”, i treti gjatë kësaj jave, për goditjen e tentativave për të futur para të padeklaruara, në vendit tonë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale. Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fluksi 3”, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Diafet Palushi, 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i cili vinte nga Anglia dhe kishte fshehur në çantën e dorës, 100 460 paund, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.